Të Gjithë Jemi Të Birësuar

Të Gjithë Jemi Të Birësuar

Sikurse[në dashurinë e Tij] na zgjodhi [në fakt na zgjodhi për veten e Tij si të Tijët] në të përpara themelimit të botës, që të jemi të shenjtë dhe të patëmetë përpara tij në dashuri, duke na paracaktuar (na caktoi, planifikoi në dashuri për ne) për birësim për veten e tij me anë të Jezu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të vet, (EFESIANËVE 1:4‑5)

Kur njoha bashkëshortin tim Dejv, unë isha 23 vjeç me një bebe nëntë muajsh, prej një martese që përfundoi në divorc për shkak të tradhëtisë bashkëshortore dhe braktisjes së bashkëshortit tim të parë.

Kur Dejv më kërkoi të martohesha me të, unë u përgjigja,, “Epo, ti e di që unë kam një bir, nëse më merr mua, do marrësh edhe atë.”

Dejvi më tha diçka të mrekullueshme: “Unë nuk e njoh aq mirë birin tënd, por unë di që të dua ty, dhe do të dua këdo dhe gjithçka që është e jotja.”

Njerëzit janë mahnitur plotësisht kur zbuluan që Davidi ishte i birësuar. Ata vazhdimisht i thonin atij se sa shumë ngjante me babain e tij, që fizikisht është e pamundur sepse ai nuk ka asnjë prej gjeneve të Dejvit.

Kur Zoti na birëson si të Tijët, Ai dëshiron të na ndihmojë që t’i ngjajmë Atij në mënyra të jashtëzakonshme. Ne nuk i ngjajmë Atij aspak para birësimit tonë, por ashtu si fëmijët e birësuar fillojnë të marrin tipare të prindërve të tyre birësues, ne fillojmë të marrim karakteristikat e Perëndisë ndërsa rritemi në marrëdhënien tonë me Të.

Kur unë u birësova në familjen e Perëndisë, unë nuk veproja si Ati im qiellor, por unë kam ndryshuar përgjatë viteve dhe tani njerëzit mund të shohin shumë aspekte të Atit tek unë. Unë jam rritur në dashuri, në durim, hir ndaj të tjerëve, mirënjohje, dhe shumë gjëra të tjera. Perëndia dëshiron të sjellë të njëjtin ndryshim në jetën tënde dhe në jetët e njerëzve që ti do.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ti je duke u formuar çdo ditë në imazhin e Perëndisë

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon