
duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit, i cili, për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin duke e përçmuar fyerjen dhe u ul në të djathtën e fronit të Perëndisë. HEBRENJVE 12:2
Nuk duhet ndonjë talent i veçantë që të dorëzohesh dhe të shtrihesh në anë të rrugës së jetës dhe të thuash: “ Unë heq dorë”. Kushdo, qoftë besimtar ose jo mund ta bëjë këtë.
Heqja dorë është një tundim me të cilin përballemi të gjithë në një moment ose në një tjetër, por kur i afroheni Jezusit, ose më mirë akoma, kur Ai afrohet me ju, Ai fillon të pompojë forcë, energji dhe guxim tek ju. Dhe diçka e mrekullueshme fillon të ndodhë— Ai ju bën të dëshironi të ecni përpara!
Dikur doja të hiqja dorë dhe të largohesha. Por tani ngrihem nga shtrati dhe e filloj çdo ditë të freskët dhe të re. Unë e filloj ditën time duke u lutur dhe lexuar Biblën dhe duke folur Fjalën, duke kërkuar Perëndinë. Është e mahnitshme se çfarë ndryshimi bën kur e filloni ditën duke iu afruar Perëndisë. Kur ndjeni dëshirën ose tundimin për të hequr dorë, mos u dorëzoni. Shikoni te Jezusi dhe ndiqni shembullin e Tij. Ai eci përpara edhe në rrethanat më të vështira dhe do t’ju japë forcën për të bërë të njëjtën gjë. Ai është Udhëheqësi juaj; Ai është Burimi dhe Përfunduesi i besimit tuaj.
Le të marrim një vendim sot që, çfarëdo që të vijë, ne do të vazhdojmë të ecim përpara, duke parë tek Jezusi, pavarësisht gjithçkaje.