Të Jesh I Mbushur Me Perëndinë

Të Jesh I Mbushur Me Perëndinë

që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit, dhe ju të jeni të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri,….dhe ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri, që të mbusheni në gjithë plotësinë e Perëndisë. (EFESIANËVE 3:17,19)

Të jesh çdo ditë e mbushur me prezencën dhe fuqinë e Perëndisë është e mrekullueshme dhe sipas vargut për sot, është vullneti i Perëndisë për ne. Të jesh i mbushur me Perëndinë është shumë më mirë se sa të jesh i mbushur me veten. Egoizmi është një mënyrë jetese e mjerueshme. Por Perëndia ka siguruar një mënyrë që të jetojmë për Të dhe të tjerët përmes Jezus Krishtit.

Bibla na mëson që Krishti vdiq për të gjithë, “ me qëllim që ata të cilët jetojnë, të mos jetojnë më për veten e tyre, po për atë që vdiq e u ringjall për ta.” ( 2 Korintasve 5:15) Jezusi ka bërë një rrugë për ne që të kemi një jetë të mrekullueshme, të mbushur me paqe dhe gëzim. Ai ka bërë një rrugë për ne që t’i duam të tjerët më shumë se sa të jetojmë vetëm për kënaqësitë dhe qëllimet tona.

Të jesh i mbushur me prezencën e Perëndisë duhet ta kërkosh Atë, duke studiuar Fjalën e Tij, dhe duke zhvilluar sjelljet që krijojnë hapësirë për të në jetën tënde. Të nisësh ditën me Shkrimin dhe duke patur miqësi me Perëndinë është një mënyrë për ta nisur ditën ashtu siç duhet. Kjo ditë është dhuratë nga Perëndia për ty, ndaj mos e shpërdoro kot atë. Ai po pret të të mbushë me prezencën e Tij, ndaj kërko dhe merr që gëzimi yt të jetë i plotë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mbushu me Perëndinë dhe lejoje Atë të prekë të tjerët përmes teje.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon