Të Jesh Vazhdimisht me Vetëbesim

Sepse drejtësia e Perëndisë është zbuluar në të nga besimi në besim siç është shkruar: ‘’I drejti do të jetojë me anë të besimit’’. ROMAKËVE 1:17

Vetëbesimi është rrënjosur në besimin në Perëndinë. Ja pse është e rëndësishme që ne të jemi vazhdimisht me vetëbesim dhe jo rastësisht.

Më duhej të mësoja të qëndroja në vetëbesim kur miqtë dhe familja më thanë se një grua nuk duhet të mësonte Fjalën e Perëndisë. E dija që Perëndia më kishte thirrur për të mësuar Fjalën e Tij, por unë isha ende e prekur nga refuzimi i njerëzve. Më duhej të rritesha në vetëbesim deri në atë vend ku opinionet e njerëzve dhe pranimi ose refuzimi i tyre nuk ndikonin në nivelin tim të besimit. Besimi im duhej të ishte te Zoti, jo te njerëzit.

Romakëve 1:17 na thotë që mund të shkojmë nga besimi në besim. Unë kam shpenzuar shumë vite duke shkuar nga besimi në dyshim, në mosbesim dhe prapë në besim. Më pas kuptova që kur humba vetëbesimin, i lashë djallit një derë hapur. Nëse unë e lejoj atë të vjedhë vetëbesimin tim, papritur nuk kam besim t’i shërbej njerëzve.

Nëse dëshironi të keni sukses, zgjidhni të jeni vazhdimisht të sigurt. Jini të sigurte për dhuntitë dhe thirrjen tuaj, për aftësinë tuaj në Krishtin. Besoni se dëgjoni nga Perëndia dhe se jeni të udhëhequr nga Fryma e Shenjtë. Jini të guximshëm në Zotin. Shihni veten si një fitues në Të.


Përqendrimi në dashurinë e madhe të Perëndisë për ju iu ndihmon të keni vetëbesim të madh për të bërë gjëra të mëdha!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon