Të Jetosh Një Jetë Me Bekim

Të Jetosh Një Jetë Me Bekim

Prandaj, pra, si të kemi kohë, le t’u bëjmë të mirën të gjithëve, por më shumë atyre që janë pjestarë të shtëpisë së besimit. – Galatasve 6:10

Unë mendoj se një nga mundësitë më të mëdha që kemi në Krishtin është të kontribuojmë në jetët e të tjerëve duke sjellë një ndryshim të thellë. Përgjatë gjithë jetës time në shërbesë, Perëndia më ka dhënë mundësinë të ndaj mësime nga Fjala e Tij me shumë njerëz që kanë nevojë për një drejtim në jetën e tyre.

Unë nuk besoj që Perëndia ma ka dhënë këtë mundësi vetëm mua. Të gjithë ne, përfshirë edhe ju, kemi aftësinë të ndikojmë në jetën e dikujt. Kur merrni kohë për të arritur të tjerët dhe investoni në jetën e dikujt, ju po ndikoni botën…tuaj dhe të tyren.

Letra drejtuar Galatasve 6:10 na thotë të jemi të ndërgjegjshëm për të qënë bekim për ata që Perëndia sjell në rrugët tona. Ne jemi thirrur për të qenë bekim dhe të ndërtojmë të tjerët në besimin e tyre, të mos kemi frikë të arrijmë të tjerët dhe të flasim të vërtetën me dashuri.

Unë besoj se Perëndia do që ne të jemi më shumë se shikues të thjeshtë në jetë. Ai do që ne të jemi njerëz që i duam të tjerët me të vërtetë dhe të kujdesemi mjaftueshëm për të derdhur në jetët e tyre. Duhet të ndërtojmë të tjerët në emrin e Jezusit që ata të rriten dhe të arrijnë më tepër njerëz.

Edhe nëse ju e dini apo jo, dikush po ju vëzhgon dhe shikon. Njerëzit ndikohen nga mënyra si ju jetoni dhe kanë nevojë të shikojnë dashurinë e Perëndisë në veprimet tuaja të përditshme.

Ndonjëherë ne do të gabojmë dhe kur e bëjmë, ne mund të falenderojmë Perëndinë për faljen e Tij, por duhet edhe të kuptojmë se shume herë, ne mund të jemi dëshmia e vetme e Perëndisë që disa njerëz shohin.


Lutje

Perëndi, çdo ditë është një mundësi tjetër që Ti më jep për të arritur, bekuar dhe ndikuar dikë tjetër me dashurinë tënde. Unë dua të bekoj të tjerët, duke u treguar çfarë do të thotë të jetosh një jetë të përqendruar tek Perëndia.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon