…Perëndishmëria e shoqëruar me përmbushje (atë përmbushje që nënkupton mjaftueshmërinë e brendshme) sjell dobi të madhe. – 1 Timoteut 6:6
Bibla thotë që perëndishmëria e shoqëruar me përmbushje sjell dobi të madhe. Përfundimi që unë nxjerr është: një përson i perëndishëm që është i përmbushur, ndodhet në vendin më të mirë ku mund të jetë.
Gëzimi nuk vjen nga të pasurit e rrethanave në rregull dhe nën kontroll; vjen nga çfarë është në zemrën tënde. Për shembull, bota është e mbushur me njerëz që kanë atë që mendojnë se duan dhe përsëri nuk janë të lumtur. Në fakt, disa nga njerëzit më pak të lumtur janë ata që mendojnë se “i kanë të gjitha”.
Përmbushja nuk ka të bëjë me famën apo të qenit i mirënjohur, me paratë, pozitën në punë apo rrethin shoqëror që keni. Nuk gjendet përmbushja në nivelin tuaj të edukimit apo në vendin ku keni lindur. Përmbushja është një qëndrim zemre.
Nuk ka njeri më të lumtur, sesa një person falenderues, një person i përmbushur. Fjala përmbushje do të thotë “të jesh i kënaqur deri në pikën, ku asgjë nuk të shqetëson, pavarësisht se çfarë po ndodh, por jo i kënaqur deri në pikën që ti nuk do të ndryshosh asnjëherë”.
Të gjithë dëshirojmë të shohim se gjërat po shkojnë më mirë. Nuk keni përse të shqetësoheni për situatën që po kaloni. Ju mund të zgjidhni të besoni se Perëndia po punon dhe gjërat po ndryshojnë. Ju do të shihni rezultatin në kohën e duhur.
Jeta është e lidhur me zgjedhjet që bëjmë… Pra, zgjidhni të jeni të përmbushur dhe të kënaqur për çdo ditë të jetës suaj. Nuk do të gaboni, nëse do ta provoni.
Lutje
Perëndi, unë dua të ndihem i përmbushur dhe i kënaqur aty ku jam, këtu, tani. Më jep forcën të zgjedh të jem i përmbushur për çdo ditë.