Të Kapësh Vizionin E Fitores Së Perëndisë Për Jetën Tënde!

Të Kapësh Vizionin E Fitores Së Perëndisë Për Jetën Tënde!

Zoti do të bëjë që të jesh koka dhe jo bishti dhe do të jesh gjithnjë lart dhe kurrë poshtë në rast se u bindesh urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tënd, që sot të urdhëron t’i respektosh dhe t’i zbatosh. – Ligji i Përtërirë 28:13

Në jetën time kam pasur disa fitore të mëdha. Perëndia më ka çliruar nga shumë mëkate të vjetra, skllavëri dhe zakone. Emocioni i lirisë që kam përjetuar është absolutisht i mrekullueshëm dhe është diçka që Perëndia dëshiron ta përjetojmë.

Unë ende kam beteja që duhet t’i fitoj dhe pengesa që duhet të rrëzoj dhe jam e sigurt që edhe ju keni të tilla. Ju inkurajoj të zgjidhni një betejë, të cilën do të dëshironit ta fitonit sot. Më pas, filloni të shihni veten duke jetuar në fitoren që mund të keni në Krishtin sot. Mendoni si do të duket jeta juaj kur të jeni në liri.

Unë përdor Ligjin e Përtërirë 28:13 si një nxitje. Ju inkurajoj ta lexoni të gjithë kapitullin. Në parim, ky shkrim thotë se duhet t’i bindemi Perëndisë. Ai do të na bekojë, por nëse nuk i bindemi Perëndisë, do të jemi të mallkuar. A nuk është kjo vallë një nxitje e fuqishme?

Më pëlqen të punoj me Perëndinë për të mposhtur sfidat dhe të mos lejoj armikun të më drejtojë. Në fakt, mendoj që udhëtimi më emocionues në jetë është, nëse themi “Perëndi, unë dua të ndryshoj. Dua të të kënaq Ty”.

Nëse kemi këtë në mendje, mund të çlirohemi nga diçka dhe të vazhdojmë me të tjerat dhe shumë shpejt, do të fillojmë të kuptojmë se po ecim në autoritetin që kemi në Krishtin.

Mos jetoni jetën pa emocionin e të rriturit dhe ndryshimit, në të kundërt do të humbasim gjërat e mira që Perëndia mund të bëjë përmes nesh. Sot merrni pak kohë të përfytyroni personin që dëshironi të bëheni dhe filloni të ndiqni lirinë e Perëndisë. Sepse pak nga pak, ti dhe Perëndia mund të bëni gjithçka!


Lutje

Perëndi, unë besoj që mund të përjetoj lirinë Tënde. Sot, unë e shikoj veten si personin e lirë që mund të jem në Ty. Më fuqizo ndërsa jetoj të të kënaq Ty dhe të eci në autoritetin që Ti më ke dhënë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon