Por këta ishin më fisnikë nga ndjenjat se ata të Thesalonikit dhe e pranuan fjalën me gatishmëri të madhe, duke i shqyrtuar çdo ditë Shkrimet për të parë nëse këto gjëra ishin ashtu. Veprat 17:11
Bibla thotë që ne duhet të jemi gati në mendjen tonë. Kjo do të thotë që ne mund të kemi mendje që janë të hapura për vullnetin e Perëndisë për ne, pavarësisht se çfarë mund të jetë vullneti i Tij.
Më kujtohet kur fola me një vajzë të re e cila kishte përjetuar dhimbjen e një fejese të prishur. Ajo dëshironte që marrëdhënia të vazhdonte dhe po mendonte, shpresonte dhe besonte që ish i fejuari i saj të ndihej në të njëjtën mënyrë.
Unë e këshillova atë të kishte “një mendje të gatshme” në rast se gjërat nuk shkonin në atë mënyrë. Ajo pyeti: “A do të thotë që duhet të jem negative?”
Jo, nuk është kështu. Negativizmi do të thoshte: “ Jeta ime ka mbaruar. Askush nuk do të më dojë ndonjëherë. Unë do të jem e mjerë përgjithmonë.”
Të kesh një mendje pozitive do të thotë: “Unë jam vërtetë e trishtuar që kjo gjë ndodhi, por unë do t’i besoj Perëndisë. Unë do të kërkoj dhe do të besoj që marrëdhënia jonë të restaurohet; por më shumë se gjithçka, unë dua vullnetin e përsosur të Perëndisë. Nëse nuk ndodh kështu siç dua unë, unë do të mbijetoj sepse Jezusi jeton në mua. Mund të jetë e vështirë, por unë i besoj Zotit. Unë besoj se në fund, gjithçka do të funksionojë për më mirë.”
Praktiko të qenit pozitiv në çdo situatë që ngrihet. Perëndia ka premtuar të sjellë të mira nga çdo gjë që po ndodh në jetën tënde në këtë moment.