Të Lirë nga Ankthi

Mos u shqetësoni, pra duke thënë: “Çfarë do të hamë ose çfarë do të pimë, ose me çfarë do të vishemi?”. Sepse janë paganët ata që kërkojnë të gjitha këto gjëra; Ati juaj qiellor, pra, e di mirë se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra. MATEU 6:31-32

Shqetësimi na mbush me frikë dhe ankth, duke bërë që të mendojmë: “Po nëse nuk kam mjaftueshëm? Si do të gjej një punë tjetër? Po sikur gjërat që mos funksionojnë?” Me fjalë të tjera, “Çfarë do të bëjmë nëse Zoti nuk na ndihmon?”

Në vend që të shpallim premtimet e Perëndisë kur ndihemi të pasigurte për diçka, ne shpesh flasim për shqetësimet dhe frustrimet tona, të cilat vetëm i përforcojmë dhe i bëjmë që problemet të duken më keq se sa janë.

Shqetësimi dhe ankthi janë çfarë njerëzit përjetojnë kur ata nuk e dinë se kanë një At qiellor I Cili i do ata pakushte. Por unë dhe ju e dimë se kemi një At qiellor I Cili është pranë nesh dhe ka premtuar të sigurojë gjithçka që kemi nevojë. Është e rëndësishme që ne të mbajmë mend këtë dhe të veprojmë në besim, duke i besuar Perëndisë çdo ditë. Vetëm sepse jemi të tunduar të shqetësohemi nuk do të thotë se duhet ta bëjmë atë!

Jezusi ju siguron që Ati juaj qiellor i di të gjitha nevojat tuaja përpara se t’ia kërkoni Atij. Kështu që pse duhet të shqetësoheni? Përkundrazi, falënderoni Perëndinë më parë për sigurimin e Tij në jetën tuaj.


Të kërkojmë së pari mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e Tij; dhe të gjitha gjërat e tjera që kemi nevojë do të na shtohen ( Mateu 6:33)

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon