Të Lirë

Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin. Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ato të të gjithë botës. 1GJONIT 2:1-2

Ishte një kohë në jetën time kur, nëse më pyesnit : “Cila ishte gjëja e fundit që ke bërë gabim?” unë do të detajoja saktësisht kohën kur e bëra dhe sa gjatë kisha paguar për të duke u ndjerë fajtore. Unë shqetësohesha për çdo gabim të vogël që bëja dhe dëshpërimisht kërkoja të mbaja veten larg mëkatit. Kjo vazhdoi derisa arrita të kuptoja faljen e Perëndisë, që isha e lirë nga çdo vetë-analizim që komplikonte jetën time deri në ekstrem.

Nëse besoni se duhet të jeni të përsosur për të qenë të denjë për t’u dashur dhe pranuar, atëherë ju do të frustroheni në jetën tuaj për shkak se kurrë nuk do të jeni të përsosur për sa kohë jeni në këtë trup tokësor. Sa më pranë Perëndisë afroheni, aq më shumë e kuptoni që Ai ju do edhe në mes të papërsosmërisë tuaj. Prej dashurisë për Perëndinë, ne do të kërkojmë natyrshëm të kënaqim Atë, por ne mund të jemi të sigurte që Ai i kupton papërsosmëritë tona.

Mos e ndëshkoni veten tuaj. Perëndia kërkon zemrën tuaj, në atë që dëshira juaj është të kënaqim Atë në gjithçka, por performanca juaj nuk do të përputhet përsosmërisht me dëshirën tuaj të zemrës derisa të shkoni në qiell. Ju mund të përmirësoheni gjithë kohën dhe të vazhdoni drejt përsosmërisë, por gjithmonë do të keni nevojë për mëshirën dhe faljen e Jezusit.


Përgjigja e Perëndisë për papërsosmërinë tonë është falja

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon