
Kurse ushqimi i fortë është për të përsosurit, të cilët, meqë janë mësuar, i kanë ndjesitë të stërvitura për të dalluar të mirën dhe të keqen. – Hebrenjve 5:14
Më kujtohet kur ushqeja fëmijët e mi, për sa kohë që u jepja banane dhe pjeshkë, çdo gjë shkonte kaq mirë. Por kur u shtoja ndonjë lugë me bizele, ata thoshin “Pftt!” Kështu i fshija bizelet që u kishin rënë nga mjekra dhe ua fusja përsëri në gojë. Mu desh pak kohë, por herët a vonë, ata po hanin bizele.
Është njësoj me fëmijët e krishterë. Kur ne fillojmë të konsumojmë Fjalën e Perëndisë, fillojmë të rritemi shpirtërisht. Ndalojmë së ecuri në mish dhe fillojmë të bëjmë, çfarë Ai do që ne të bëjmë.
Në Librin e Fjalëve të Urta 4:18 shkruhet që shtegu i të drejtit shkëlqen më shumë dhe është si drita e agimit për çdo ditë që vazhdojmë me Fjalën e Perëndisë. Fjala kyç është të vazhdojmë. Ne duhet të vazhdojmë të duam Fjalën, ta studiojmë dhe ta dëgjojmë Fjalën, në mënyrë që të na transformojë.
I keni dhënë ndonjëherë makinës edhe me dritë të verdhë? Ndoshta mund të keni qenë duke nxituar dhe mendoni “mund ta arrij”. Nëse e bëni shumë herë, ka gjasa të përplaseni. Epo, është njësoj me Fjalën e Perëndisë. Nëse vazhdojmë dhe bëjmë, çfarë ne dimë që nuk duhet bërë, përpiqemi në rrugë tinëzare, mund të përfundojmë të lënduar. Fjala e Perëndisë është dhënë për të na mbrojtur.
Letra drejtuar Hebrenjve 5:14 thotë: “Kurse ushqimi i fortë është për të përsosurit, të cilët, meqë janë mësuar, i kanë të stërvitura ndjesitë për të dalluar të mirën dhe të keqen.”
“Ushqimi i fortë” i Fjalës do të të bindë dhe kjo është pozitive. Është Fryma e Shenjtë që të bën të dish në zemrën tënde që sjellja jote nuk është mirë apo që je në rrugën e gabuar.
Të pajisesh me Fjalën është çelësi i të jetuarit një jetë në rrugën e duhur. Pra, mos u bëni si foshnjat…merrni ushqimin e fortë të Fjalës!
Lutje
Perëndi, e di që Fjala jotë është e vetmja rrugë drejt pjekurisë. Më udhëhiq dhe më ndihmo të rritem ndërsa marr ushqimin e fortë të Fjalës Tënde për tu bërë personi që më krijove në Krishtin!