
Shpirti im mbahet ngushtë te ti; dora jote e djathtë më mban PSALMI 63:8
Më kujtohet zbrazëtia që ndjeja vite më parë kur kuptova që unë ndonjëherë kisha lumturi të përkohshme por jo gëzim të thellë. Marrëdhënia ime me Perëndinë ishte pothuajse si ajo e Izraelitëve, të cilët mund ta shihnin Perëndinë vetëm nga larg ndërsa Moisiu bisedonte me të ballë për ballë. Unë dëshiroja një ecje më të ngushtë me Perëndinë, por nuk e kisha idenë se si ta bëja këtë.
Ndoshta ti po përjeton atë që unë kalova. Unë jetoja me anë të ligjit, duke bërë gjërat që kisha ime mësonte dhe prisja që rutina ime e veprave të mira të më sillte paqen, gëzimin dhe fuqinë frymërore që Shkrimi premton. Në vend të kësaj, u dëshpërova thellë se asgjë nuk dukej se po funksiononte. Vetëm kur mësova të ndaloja së përpjekuri të “bëja” kaq shumë për Perëndinë dhe thjesht “të isha” në marrëdhënie me Të, fillova të jetoja me paqe dhe kënaqësi nga Zoti.
Nëse dëshiron bekimet dhe fuqinë e Perëndisë, dëshiroje dhe ndiqe Atë. Lëri mënjanë gjërat e tjera dhe shko pas Tij. Bëj atë që Davidi foli në Psalmin 27:4: Përkushtohu vetëm për një gjë— sodit prezencën e Perëndisë.
E vetmja gjë që plotëson me të vërtetë dëshirën e zjarrtë është të njohim Perëndinë më nga afër sot se dje.