Të Pastrit në Zemër Do Të Shohin Perëndinë

Të Pastrit në Zemër Do Të Shohin Perëndinë

Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë. (MATEU 5:8)

Nëse kemi një zemër të pastër, do të mund ta dëgjojmë Perëndinë qartë. Do të të shohim qartë planin e Tij për jetët tona. Nuk do të ndihemi të paqëllimtë dhe konfuzë. Gjendja e zemrës sonë është një nga gjërat më të rëndësishme për Perëndinë. Nëse njeriu i fshehtë i zemrës ruhet në gjendjen e duhur, kjo e kënaq jashtëzakonisht Perëndinë (shiko 1 e Pjetrit 3:3-4). Bibla thotë se duhet ta ruajmë zemrën tonë me kujdes, sepse nga ajo dalin burimet e jetës. (shiko Fjalët e Urta 4:23).

Ekzaminoje zemrën tënde, qëndrimet e tua të brendshme dhe mendimet që të kontrollosh nëse aty ka ndonjë gjë që Perëndia nuk do ta pranonte. A ndihesh i hidhëruar apo i fyer? A ke lejuar që një qëndrim kritikues apo gjykues të zërë rrënjë? A është zemra jote e butë apo e ashpër? A je i hapur ndaj mendimeve dhe ideve të të tjerëve apo e ke mbyllur zemrën? Bibla thotë se kemi përgjegjësinë ta ruajnë dhe ta mbajmë zemrën tonë në gjendjen e duhur.

Organi fizik i zemrës është organi më i rëndësishëm në trup. Nëse sëmuret apo nuk funksionon siç duhet, gjendesh mes jetës dhe vdekjes. Mendoj se qëndrimi i zemrës është po ashtu një nga gjërat më të rëndësishme të cilit duhet t’i kushtojmë vëmendje. Nëse e lejojmë të mbushet me sëmundje apo me çdo gjë tjetër të papërshtatshme, padyshim që do të ndikojë cilësinë e jetës sonë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kërkoje Perëndinë sot dhe çdo ditë të të tregojë çdo gjendje zemre (qëndrim të saj) që duhet të ndryshojë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon