Të Presësh në Perëndinë

Të Presësh në Perëndinë

Ki besim të madh te Zoti; ji i fortë, ki zemër; ki besim të madh te Zoti. Psalmi 27:14

Kur ne “presim” në Perëndinë, ne nuk po bëhemi dembelë apo pasivë, por jemi duke u bërë shumë aktivë frymërisht. Ne mund të mos jemi duke “bërë” ndonjë gjë, por ne jemi duke besuar se Perëndia do të bëjë atë që duhet bërë. Në fakt, ne po themi: “Zot, unë nuk do të përpiqem ta bëj këtë me forcat e mia. Unë do të pres që Ti të më çlirosh. Dhe unë do të gëzoj jetën time ndërsa pres për Ty.”

Satani dëshiron që ne të lodhemi duke u përpjekur t’i zgjidhim vetë problemet tona. Ai e urren gëzimin tonë. Ai dëshiron të shohë çdo gjë përveç gëzimit, sepse gëzimi i Zotit është forca jonë ( Nehemia 8:10). Shqetësimi vjedh forcën tonë, por gëzimi na energjizon.

Ne tundohemi të mendojmë se nuk po e bëjmë pjesën tonë nëse nuk shqetësohemi ose të përpiqemi të gjejmë një përgjigje për problemet tona, por kjo do të pengojë çlirimin tonë në vend që ta ndihmojë atë. Nuk është papërgjegjshmëri të gëzojmë jetën ndërsa presim në Perëndinë dhe presim që Ai të bëjë atë që ne nuk dimë si ta bëjmë!


Mos ki frikë sepse beteja nuk është e jotja, por e Zotit.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon