Të Shpëtuar Për Të Shërbyer

Të Shpëtuar Për Të Shërbyer

Prandaj, pra, si të kemi kohë, le t’u bëjmë të mirën të gjithëve, por më shumë atyre që janë pjesëtarë të shtëpisë së besimit.(GALATASVE 6:10)

Ndërsa filloni ditën tuaj, kërkojini Perëndisë t’ju flasë se çfarë mund të bëni për të ndihmuar të tjerët sot dhe çdo ditë. Ne jemi të shpëtuar nga Perëndia që të mund t’i shërbejmë Atij dhe të tjerëve. Perëndia i tha Adamit dhe Evës në fillim të kohës që të përdornin të gjitha burimet e tyre në shërbim të Perëndisë dhe njeriut. Një burrë ose grua vërtet e mrekullueshme është dikush që shërben. Madje edhe një lider duhet të jetë një lider shërbyes.

Kur dishepujt e Jezusit e pyetën se cili prej tyre ishte më i madhi, Ai u përgjigj se kushdo që dëshironte të ishte i madh duhet të ishte një shërbëtor ( shih Mateu 20:26). A jeni të interesuar të dëgjoni nga Perëndia? Nëse po, atëherë i kërkoni Atij t’ju flasë se kë duhet të ndihmoni dhe bekoni sot. Nëse ne dëshirojmë vetëm të dëgjojmë nga Perëndia vetëm çfarë do të na ndihmonte ne, atëherë Ai mund të mos ketë shumë për të thënë sepse Ai nuk është i interesuar të na ndihmojë të bëhemi egoistë. Nëse ne vërtetë kujdesemi për të tjerët ne shpesh gjejmë që në mes të përpjekjeve tona për t’u shërbyer atyre, problemet tona zgjidhen në mënyrë hyjnore nga Perëndia pa shumë përpjekje prej nesh.

Në Mbretërinë e Perëndisë, pozicioni i “shërbëtorit” është më i larti. Krishti erdhi për të shërbyer dhe jo për t’u shërbyer ( shih Marku 10:45). Kushdo mund të shërbejë nëse janë të gatshëm për të vepruar kështu. Thjesht dëgjoni çfarë njerëzit thonë se dëshirojnë apo kanë nevojë dhe jini të zënë duke shërbyer. Ndërsa i shërbeni të tjerëve intimiteti juaj me Krishtin do të rritet sepse Ai është Shërbyes.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Lutuni tani dhe pyeteni Perëndinë se çfarë mund të bëni për të ndihmuar dikë sot. Dëgjoni për zërin e butë, të qetë dhe binduni

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon