Tjetër është lavdia e diellit dhe tjetër lavdia e hënës dhe tjetër lavdia e yjeve; sepse ndryshon në lavdi ylli nga ylli. 1 KORINTASVE 15:41
Ne jemi të gjithë të ndryshëm. Ashtu si diellin, hënën, dhe yjet, Perëndia na ka krijuar ne për të qenë ndryshe nga njëri tjetri, dhe Ai e ka bërë këtë me qëllim. Secili prej nesh ka një nevojë dhe ne jemi të gjithë pjesë planit të përgjithshëm të Perëndisë. Kur ne përpiqemi të jemi si dikush tjetër, ne e humbasim veten dhe qëndrojmë larg asaj që Perëndia na krijoi të jemi. Perëndia na krijoi ne në përputhje me planin e Tij, jo për t’u ndierë nën presion duke u përpjekur të përshtatemi në planin e kujtdo tjetër.
Jo vetëm që është në rregull të qenit ndryshe, por është edhe mënyra se si jemi krijuar. Ne të gjithë kemi lindur me temperamente të ndryshëm, me tipare fizike të ndryshme, me gjurmë gishtash të ndryshme, me dhunti dhe aftësi të ndryshme. Qëllimi ynë është të zbulojmë se çfarë supozohet të jemi ne individualisht, më pas të kemi sukses duke qenë të tillë. Ja pse Romakëve 12 na mëson ta japim veten tonë si dhuratë. Ne duhet të gjejmë në çfarë jemi të mirë dhe më pas ta derdhim veten tonë me gjithë zemër aty.
Ti m und të jesh i lirë të duash dhe të pranosh veten dhe të tjerët përreth teje pa u ndjerë në presionin e krahasimit ose konkurrencës me të tjerët.
Perëndia ju ka dhënë dhunti dhe dëshira që t’i përdorni. Fokusohuni në potencialin tuaj dhe jo në limitet tuaja.