Të Sigurt në Jezusin

Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë. GJONI 15:5

Perëndia dëshiron që ne të jemi plotësisht të varur dhe të mbështetur tek Ai si shermendi në hardhi. Do të ishte marrëzi nëse e vendosim sigurinë tonë në mish- qoftë tonin apo tek dikush tjetër.

Sa herë keni pasur besim tek forcat tuaja dhe keni dështuar plotësisht. Sa herë njerëzit e tjerë ju kanë zhgënjyer pasi ju i besuat atyre? Sa herë jeni zhgënjyer kur të tjerët anë refuzuar ose dështuar të bënin atë që ju prisnit prej tyre? Perëndia do të lejojë që ne të zhgënjehemi herë pas here derisa të mësojmë të mbështetemi vetëm tek Ai.

Unë nuk po sugjeroj që ne nuk duhet të kemi siguri tek njerëzit, por ne duhet të kuptojmë se ata janë të papërsosur dhe është e pamundur për ta që të mos na zhgënjejnë asnjëherë. Jezusi, sidoqoftë, nuk na zhgënjen ne! Ai është gjithmonë me ne, gjithmonë për ne, dhe është i vetmi ku mund të vendosim besimin tonë të plotë.


Kini marrëdhënie të shkëlqyera me njerëzit, por mos u jepni atyre besimin që i përket vetëm Perëndisë!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon