Të Zgjedhur Nga Perëndia

Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve; dhe ju caktova të shkoni dhe të jepni fryt . . . GJONI 15:16

Kur Perëndia na zgjedh ne për planet dhe qëllimet e Tij hyjnore, Ai përdor kritere të ndryshme se sa ato që bota përdor. Bota i zgjedh njerëzit duke u bazuar tek pamja, talentet, edukimi ose përmbushjet e tyre, por Perëndia nuk e bën këtë. Në fakt, 1Korintasve 1:26-29 na thotë që Perëndia zgjedh atë që botës i duket i marrë për të turpëruar të urtët, dhe ka zgjedhur të dobëtit për të turpëruar të fortët.

Jam shumë e lumtur që e di që Perëndia na zgjedh qëllimisht, pavarësisht nga dobësitë tona. Kur Zotit i erdhi ideja për Joyce Meyer Ministries ( Shërbesat Joyce Meyer), Ai nuk kërkoi më të kualifikuarin. Ai zgjodhi dikë që e donte Atë, dikë që do të punonte shumë dhe dikë që ishte e vendosur. Nuk kisha talent të veçantë, veçse komunikoja mirë, por edhe atëherë zëri im ishte pak i pazakontë. Jam e sigurt se bota do të më kishte refuzuar si të pakualifikuar, por fatmirësisht Zoti nuk e bëri. Ajo që ishte e vërtetë për jetën time është e vërtetë edhe për tuajën.

Njerëzit mund të shikojnë nga jashtë, por Zoti shikon zemrën. Mund të ketë të tjerë më të kualifikuar ose më të talentuar, por zgjedhja e Tij nuk bazohet në pamjen, arsimin, zotërimet apo edhe talentet. Ajo bazohet në qëndrimin tuaj të zemrës. Nëse keni një zemër të mirë ndaj Perëndisë dhe një qëndrim të vullnetshëm, Zoti mund të bëjë më shumë në jetën tuaj sesa keni menduar ndonjëherë të jetë e mundur.


Nëse ne vazhdojmë të jemi besnikë në Perëndinë, ne dukshëm do të shkojmë atje ku Perëndia dëshiron të jemi.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon