Gjithsecili le ta vërë në shërbim të tjetrit dhuntinë që ka marrë, si kujdestarë të mirë të hirit të shumëfarshëm të Perëndisë. 1 PJETRIT 4:10
Sa më afër të jemi me Perëndinë, aq më shumë mundësi Ai na jep për t’u shërbyer të tjerëve. Them “mundësi” sepse kështu duhet ta shohim të shërbyerit të tjerëve. Çdo here që ne I shërbejmë dikujt, jo vetëm që I bekon, por gjithashtu na jep një gëzim të jashtëzakonshëm në jetët tona. Jezusi na dha një shembull të të qënit shërbëtor duke u larë këmbët dishepujve dhe pastaj duke thënë, “Ju duhet të bëni [nga ana juaj] atë që të kam bërë unë për ju” (Gjoni 13:15).
Disa njerëz dështojnë së jetuari si shërbëtorë sepse nuk e dinë se kush janë në Krishtin. Ata mendojnë se duhet të bëjnë diçka që e konsiderojnë “të rëndësishme” për të gjetur një ndjenjë të vetëvlerësimit. Ata dështojnë së kuptuari se identiteti i tyre vjen nga kush ata janë në Krishtin, dhe jo se sa prestigjioze është karriera ose platforma e tyre. Kur ju jeni të sigurt në vendin tuaj në Krishtin, dhe kur ju gjeni fuqinë dhe besimin në Perëndi, ju keni një gëzim të madh në të ndihmuari të tjerët në çdo rast që ju jepet. “Testi i Shërbëtorit” është thjesht mënyra se si i përgjigjemi mundësive që Perëndia na jep për të qenë një bekim për të tjerët. Tregon nëse ne me të vërtetë duam të jemi si Jezusi. Perëndia ka bekuar dhe na ka bërë bekim! Bekimet e Perëndisë asnjëherë nuk janë bërë për tu
përdorur vetëm për veten tonë, por për tu ndarë me ata rrotull nesh.
Kërkoni për mënyra si tu shërbeni të tjerëve sot, përfshirë ata në shtëpitë tuaja. Kjo do të jetë një eksperiencë e mrekullueshme për ju dhe ata.