Themeli i Lumturisë

Themeli i Lumturisë

Të dëgjojmë, pra, përfundimin e gjithë ligjëratës: «Ki frikë nga Perëndia [ ndero dhe adhuro Atë, duke e ditur që Ai është] dhe respekto urdhërimet e tij, sepse kjo është tërësia e njeriut [ plotësia, qëllimi origjinal i krijimit….themeli i lumturisë]». ( PREDIKUESIT 12:13)

Shkruesi i Predikuesit ishte një njeri i cili fjalë për fjalë u përpoq me gjithçka që të ishte i lumtur. Ai kishte shumë pasuri, pushtet dhe shumë gra. Ai nuk i mohoi vetes asnjë kënaqësi tokësore. Çdo gjë që sytë e tij dëshironin Ai e merrte. Ai hante, pinte dhe vetëm argëtohej. Ai kishte njohuri të shkëlqyera, urtësi dhe respekt, dhe sërish e urrente jetën. Çdo gjë filloi t’i dukej kotësi. Ai u përpoq të gjente kuptimin e jetës dhe u bë gjithmonë e më tepër konfuz .

Në fund, e kuptoi se cili kishte qenë problemi i tij gjatë gjithë kohës. Ai nuk i ishte bindur urdhërimeve të Perëndisë. Ai ishte i palumtur për këtë shkak dhe bëri deklaratën që themeli i lumturisë është bindja.

Ka shumë, shumë individë të trishtuar dhe të pikëlluar që ecin përreth duke fajësuar jetën e tyre të pakënaqur te njerëzit dhe rrethanat, duke mos kuptuar se arsyeja e pakënaqësisë së tyre është mosbindja e tyre ndaj Zotit. Besoj se doni të jeni të lumtur. Çelësi i lumturisë është bindja ndaj Zotit. Predikuesi 12:13 thotë se bindja është «përshtatja ndaj të gjitha rrethanave joharmonike». Kjo do të thotë se çdo gjë jashtë rregullit ose harmonisë erdhi në atë mënyrë përmes mosbindjes dhe vetëm bindja mund ta kthejë atë në harmoni. Sa herë që i bindemi Perëndisë, diçka në jetën tonë përmirësohet.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Vendoseni mendjen t’i bindeni Perëndisë në të gjitha gjërat dhe gëzimi juaj do të rritet.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon