Thjeshtësia E Hirit

Thjeshtësia e Hirit

Por me hirin e Perëndisë jam ai që jam; dhe hiri i tij ndaj meje nuk qe i kotë, madje jam munduar më shumë se gjithë të tjerët, jo unë, por hiri i Perëndisë që është me mua. 1 Korintasve 15:10

Nuk ka asgjë më të fuqishme se sa hiri i Perëndisë. Çdo gjë në Bibël, shpëtimi, mbushja me Frymën e Shenjtë, afrimi pranë Perëndisë, dhe të gjitha fitoret në jetën tonë të përditshme, bazohen në të. Pa hir, ne jemi asgjë, nuk kemi asgjë, nuk mund të bëjmë asgjë.

Hiri i Perëndisë nuk është i komplikuar apo konfuzues. Në fakt, është kaq i thjeshtë saqë shumë prej nesh e humbasim kuptimin e tij të vërtetë dhe përfundojmë duke e bërë jetën tonë tepër komplekse. Unë e di që e kam bërë këtë.

Duke lexuar Fjalën e Perëndisë, vazhdimisht shikoja nevojën për ndryshim në jetën time. Por nuk e dija që hiri i Perëndisë mund t’i sillte ato ndryshime. Nuk dija se si ta lejoja Frymën e Shenjtë të mbushte jetën time dhe të bënte që ato gjëra të ndodhnin. Kështu që u përpoqa të ndryshoja veten dhe gjithçka tjetër në jetën time me forcën time. Rezultatet shkuan përtej zhgënjimit dhe u bënë emocionalisht shkatërruese.

Kur unë zbulova hirin e Perëndisë kuptova që fuqia e Tij do të më mundësonte mua të bëja lehtësisht ato që kurrë nuk do ti bëja dot vetë. Kjo e ndryshoi jetën time, dhe mund të ndryshojë edhe tuajën gjithashtu.


Le të jetë gjithçka që bëni në jetë “me anë të hirit nëpërmjet besimit” dhe do të jetoni me paqe dhe gëzim!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon