Por ty të pëlqen e vërteta që qëndron në thelb, dhe më mëson urtësinë në fshehtësinë e zemrës. Psalmi 51:6
Perëndia dëshiron që ne të përballemi me të vërtetën në thelbin tonë, pastaj ndoshta t’ia rrëfejmë atë në mënyrën e duhur personit të duhur. Dhe ndonjëherë jemi ne ata që duhet të dëgjojmë më shumë të vërtetën. Kur njerëzit më vijnë për ndihmë në këtë fushë, unë shpesh u them atyre: “Shkoni dhe shikoni veten në pasqyrë dhe rrëfejani problemin”. Të qenit i sinqertë me veten të bën të lirë!
Nëse, për shembull, problemi yt është që prindërit nuk të kanë dashur ty si fëmijë dhe ti je e inatosur dhe e hidhur, përballu me faktet si një realitet një herë e përgjithmonë. Shikojeni veten në pasqyrë dhe thoni: “Prindërit e mi nuk më kanë dashur dhe ndoshta nuk do të më duan kurrë. Por Zoti më do dhe kjo mjafton!”
Ju nuk duhet të jeni një nga ata njerëz që e kalojnë jetën e tyre duke u përpjekur të marrin diçka që nuk do ta kenë kurrë. Nëse e keni lënë që fakti se nuk ju kanë dashur të shkatërrojë jetën tuaj deri më tani, mos lejoni që ai të kërkojë pjesën tjetër të jetës suaj. Ju mund të bëni atë që bëri Davidi. Rrëfejini vetes: “Edhe sikur babai im dhe nëna ime të më braktisnin, Zoti do të më pranonte. [birësojë si fëmijën e tij]” (Psalmi 27:10).
Cilido qoftë problemi që ju shqetëson, përballuni me të, mendoni t’ia rrëfeni një të besuari dhe më pas pranojani vetes në qenien tuaj më të thellë.
Pranimi i së vërtetës bën që e kaluara të humbasë kontrollin e saj mbi ne