Dhe ne njohëm dhe besuam dashurinë që Perëndia ka për ne. Perëndia është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të. 1 Gjoni 4:16
Ne jemi krijuar nga Perëndia për dashuri. Të duash dhe të të duan janë ato që e bëjnë jetën të denjë për t’u jetuar. I japin jetës kuptim dhe qëllim. Por nëse ne e kemi lejuar mëkatin dhe mos faljen dhe të shkuarën të na ndajë nga dashuria e Perëndisë, do të mbetemi të uritur për dashuri dhe jo të lumtur.
Shumë njerëz nuk mund të mbajnë marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme sepse ose nuk dinë të marrin dashuri ose u kërkojnë të tjerëve një kërkesë të pa balancuar për t›u dhënë atyre atë që vetëm Zoti mund t›u japë. Zhgënjimi që rezulton shpesh mund të çojë në prishjen e martesave dhe mbytjen e miqësive.
Bibla na mëson që Perëndia na do në mënyrë të përsosur dhe pakushte. Dashuria e Tij e përsosur nuk bazohet në përsosmërinë tonë. Perëndia na do ne sepse Ai dëshiron të na dojë! Perëndia është dashuri (1 Gjoni 4:8). Dashuria është Kush Ai është. Perëndia gjithmonë na do; gjithçka që ju duhet të bëni është të pranoni atë dashuri dhe të jetoni me siguri çdo ditë duke e ditur që dashuria e Tij i jep jetëve tona qëllim dhe kuptim.
Një zbulesë e dashurisë së përsosur të Perëndisë për ty mund të ndryshojë jetën tënde dhe ecjen tënde me Të.