Ti Je Unik

Ti Je Unik

Ai e ka formuar zemrën e të gjithëve, ai kupton tërë veprat e tyre.(PSALMI 33:15)

Psalmi 33:15 flet për ne si individë. Për shkak se Perëndia ka formuar zemrën e të gjithëve individualisht, lutjet tona duhet të rrjedhin natyrshëm prej zemrave tona dhe të jenë në përputhje me mënyrën se si Ai na ka krijuar. Ndërsa zhvillojmë stilet tona individuale të komunikimit me Perëndinë, ne mund të mësojmë nga njerëz që mund të jenë më me përvojë se ne, por duhet të jemi të kujdesshëm që të mos i imitojmë ose t’i lejojmë të vendosin standarde për ne. Shpresoj të jem një shembull për shumë, por dua që Jezusi të jetë standardi i tyre. Nuk ka asgjë të gabuar të përfshish në jetën tënde të lutjes diçka që dikush tjetër po e bën nëse vërtet ndjeni se Fryma e Perëndisë po ju drejton ta bëni këtë, por është e gabuar ta detyroni veten të bëni atë që bëjnë të tjerët nëse nuk ndiheni mirë me të në frymën tuaj.

Unë ju inkurajoj të zhvilloni stilin tuaj të bisedimit me Perëndinë dhe të dëgjuarit e zërit të Tij. Mos u përpiqni të kopjoni të tjerët në stilet e tyre të lutjes – dhe mos u ndjeni të detyruar të përdorni çdo “parim lutjeje” që keni mësuar sa herë që luteni. Thjesht ji ai që je, duke kujtuar se Zoti të ka modeluar ashtu siç dëshiron që të jesh, se Ai kënaqet me atë që je dhe se Ai dëshiron të flasë me ty në mënyra unike dhe personale

FJALA E PËRËNDISË PËR SOT: Perëndia të do për atë që je dhe si flet. Mos ji i turpshëm me Të.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon