Dhe mos e trishtoni Frymën e Shenjtë të Perëndisë, me të cilin u vulosët për ditën e shpengimit. EFESIANËVE 4:30
E marr shumë seriozisht një varg të tillë si Efesianëve 4:30—sigurisht që nuk dua “ta trishtoj Frymën e Shenjtë” dhe e di që as ti nuk e ke bërë. Por, si ta shmangim këtë?
Leximi i vargjeve rreth vargut 30 e bën të qartë se një gjë që trishton Frymën e Shenjtë është kur njerëzit keqtrajtojnë njëri-tjetrin. Kini parasysh që:
• Në vargun 29 ne inkurajohemi të ndërtojmë të tjerët me fjalët në gojën tonë.
• Vargu 31 na nxit të mos jemi të hidhur, të zemëruar ose grindavecë dhe të ruhemi nga shpifja, sharjet dhe keqdashja.
• Në vargun 32 na thuhet të jemi mirëdashës me njëri-tjetrin, duke falur me lehtësi dhe me bujari.
Kur ne e kuptojmë se Fryma e Shenjtë trishtohet kur ne jemi therës dhe plot urrejtje me dikë, ose kur qëndrojmë të inatosur ndaj dikujt, do të kërkojmë të ndryshojmë.
Unë ju inkurajoj t’i kërkoni ndihmë Perëndisë që t’i shikoni të tjerët në mënyrën si Ai i sheh ata. Kërkojini Atij t’ju japë mirësinë dhe durimin që keni nevojë për të trajtuar me butësi dhe dashuri njerëzit në jetën tuaj, veçanërisht ata që janë të pasjellshëm ose janë njerëz të vështirë. Perëndia do të jetë i kënaqur kur t’ju shohë qëndrimin e zemrës tuaj që i do dhe i bekon të tjerët.
Një nga sekretet më të rëndësishme për të qenë të lumtur është të ecësh në dashuri.