Tregoni Mëshirë

Lum ata që janë të mëshirshëm, sepse ata do të gjejnë mëshirë. MATEU 5:7

Të qenit i mëshirshëm mund të përkufizohet si dhënie mirësie që është e pamerituar. Çdokush mund t›u japë njerëzve atë që meritojnë. Duhet dikush që dëshiron të jetë afër Zotit për t›u dhënë mirësi njerëzve kur ata nuk e meritojnë atë.

Hakmarrja thotë: “Ti më ke keqtrajtuar, kështu që unë do të të keqtrajoj.” Mëshira thotë: “Ti më ke keqtrajtuar, por unë do të të fal, do të të ripërtëri dhe do të të trajtoj sikur nuk më ke lënduar kurrë.” Çfarë bekimi të jesh në gjendje të japësh dhe të marrësh mëshirë.

Mëshira është një atribut i karakterit të Perëndisë që shihet në mënyrën se si Ai sillet me njerëzit e Tij. Mëshira është e mirë për ne kur e meritojmë ndëshkimin. Mëshira na pranon dhe na bekon kur meritojmë të refuzohemi plotësisht. Mëshira i kupton dobësitë dhe pamundësitë tona dhe nuk na gjykon e kritikon.

A keni nevojë ndonjëherë që Zoti apo njeriu t’ju tregojë mëshirë? Sigurisht, ne të gjithë kemi nevojë rregullisht. Mënyra më e mirë për të marrë mëshirë është të jesh i zënë duke e dhënë atë. Nëse jep gjykim, do të marrësh gjykim. Nëse jep mëshirë, do të marrësh mëshirë. Mbani mend, Fjala e Perëndisë na mëson se ne korrim atë që mbjellim. Ji i mëshirshëm! Qofshi të bekuar!


Merrni mëshirën dhe dashurinë e Perëndisë. Ju nuk mund të jepni diçka që nuk e keni.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon