Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më fuqizon. [Unë jam gati për çdo gjë dhe i barabartë me çdo gjë nëpërmjet Atij që më jep forcë të brendshme; Unë jam i vetëmjaftueshëm në mjaftueshmërinë e Krishtit]. Filipianëve 4:13
Shpesh njerëzit vijnë tek unë për këshillim dhe lutje, dhe kur unë u tregoj se çfarë thotë Fjala e Perëndisë, ose se çfarë mendoj unë se po thotë Fryma e Shenjtë, përgjigja e tyre është: “E di që është e drejtë; Zoti më ka treguar të njëjtën gjë. Por, Joyce, është shumë e vështirë.” Ky është një nga justifikimet më të shprehura që dëgjoj nga njerëzit.
Kur fillimisht fillova të lexoja në Fjalën e Perëndisë se si mund të bëhesha më shumë si Jezusi, dhe më pas e krahasova me vendin ku isha, thashë gjithashtu: “Unë dua t’i bëj gjërat sipas mënyrës Tënde, o Zot, por është kaq e vështirë”. Zoti më tregoi me dashamirësi se kjo është një gënjeshtër që armiku përpiqet të na injektojë në mendjet tona për të na bërë të heqim dorë. Por urdhërimet e Perëndisë nuk janë kurrë shumë të vështira për ne që t’i ndjekim nëse i bëjmë ato nëpërmjet forcës së Krishtit.
Të ecësh në bindje ndaj Perëndisë nuk është shumë e vështirë, sepse Ai na ka dhënë Frymën e Tij që të veprojë në ne fuqimisht dhe të na ndihmojë në gjithçka që Ai ka kërkuar prej nesh (Gjoni 14:16). Ai është në ne dhe me ne gjatë gjithë kohës për të na mundësuar të bëjmë atë që nuk mund ta bëjmë, dhe të bëjmë me lehtësi atë që do të ishte e vështirë pa Të!
Gjërat vështirësohen kur përpiqemi t’i bëjmë në mënyrë të pa- varur, pa u mbështetur në hirin e Perëndisë.