Ura Në Vend Të Mureve

Sepse për këtë ju u thirrët, sepse edhe Krishti e vuajti për ne, duke ju lënë një shembull, që të ecni pas gjurmës së tij. 1 PJETRIT 2:21

Në vend të mureve që kisha ndërtuar rreth jetës sime, kam mësuar të ndërtoj ura. Me fuqinë e hirit dhe faljes së Zotit, të gjitha gjërat e vështira dhe të padrejta që më kanë ndodhur në jetë janë kthyer në autostrada mbi të cilat të tjerët mund të kalojnë për të gjetur të njëjtën liri që gjeta unë.

Perëndia nuk tregohet i anshëm (Veprat 10:34). Atë që ka bërë për mua, do ta bëjë edhe për ju. Teksa i afrohesh Perëndisë çdo ditë, mund të zbulosh të njëjtën liri që kam gjetur unë dhe mund të bëhesh një urë ku të kalojnë të tjerët, në vend të një muri që i lë jashtë. Jezusi hapi një rrugë drejt Perëndisë për ne. Ai u bë autostradë që ne të kalonim. Ai sakrifikoi veten për ne dhe tani që ne po përfitojmë nga sakrifica e Tij, Ai po na jep një shans të sakrifikojmë për të tjerët në mënyrë që ata të mund të korrin të njëjtat përfitime që ne gëzojmë.

Në vend që t’i lini njerëzit jashtë, unë sugjeroj që t’i kërkoni Perëndisë t’ju lejojë t’i shihni ata ashtu siç i sheh Ai. Duajini ata, falini dhe drejtojini te Perëndia që Ai të mund t’ua shërojë plagët dhe t’i mbushë me paqen dhe gëzimin e Tij.


Ka njerëz që janë të humbur dhe kanë nevojë për dikë që të shkojë përpara tyre dhe t’u tregojë rrugën. Pse të mos jesh ai person për ata?

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon