Urtësia Në Të Priturit Në Qetësi

Maria i ruante të gjitha këto fjalë, duke i medituar në zemrën e saj.

Ka urtësi të madhe në të mësuarit e meditimit në qetësi për çfarë ndjen se Zoti të ka folur ty, veçanërisht kur nuk je i sigurt saktësisht se si do të jetë.

Ju mund të ndjeni se Perëndia ka premtuar diçka për fëmijët tuaj, ka folur për një drejtim të ri të karrierës tuaj, ju ka udhëzuar të bëni disa ndryshime në karakter, çfarëdo qoftë, nëse ju do t’i besoni Perëndisë, prisni me durim, dhe meditoni mbi atë që Zoti ka folur. Ai do t’ju tregojë ju saktësisht se si të bashkëveproni me planin e Tij.

Marias i kishin ndodhur gjëra të mahnitshme në jetën e saj. Ajo ishte thjesht një vajzë adoleshente që e deshi Perëndinë kur një engjëll i Zotit iu shfaq asaj dhe i tha se ajo do të ishte nëna e Birit të Perëndisë. Por sido që Maria mund të ketë menduar ose ndjerë, ajo i besoi Perëndisë duke thënë: “ Le të më ndodhë sipas fjalës sate” ( Luka 1:38).

Kur Perëndia na flet diçka, shumë herë duhet ta mbajmë për veten tonë. Nëse Ai na thotë gjëra që vërtetë nuk i kuptojmë, gjëra që duken se nuk kanë kuptim, ne mund të ndjekim shembullin e Marisë. Ne mund të meditojmë pak në vend që të vrapojmë tek të tjerët për t’u këshilluar. Dyshimi i të tjerëve mund ta prishin besimin tuaj.

Ndonjëherë gjëja më e mirë që mund të bëni është të mbaheni fort tek premtimi i Perëndisë dhe t’i kërkoni Atij ta bëjë të qartë për ju në kohën e Tij të përsosur.


Kur Perëndia të thërret për të bërë diçka, Ai gjithashtu ju jep besimin për ta bërë atë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon