Vazhdo Të Ecësh Përpara

Për këtë arsye po të kujtoj ta zgjosh dhuntinë e Perëndisë që është në ty me anë të vënies së duarve të mia. 2 TIMOTEUT 1:6

Në jetën tonë shpirtërore, ne ose shkojmë në mënyrë agresive përpara me qëllim, ose rrëshqasim prapa. Nuk ka gjë të tillë si krishterimi i ndenjur. Është jetike të vazhdosh përpara. Kjo është arsyeja pse Timoteu u udhëzua të ndizte flakën dhe të rindizte zellin që dikur i mbushte zemrën. Ai ishte lodhur dhe zjarri që dikur digjej në të ishte bërë një vezullim i zbehtë.

Dukshëm Timoteu kishte marrë një hap prapa, ndoshta për shkak të frikës. Është padyshim e lehtë të kuptosh pse Timoteu mund të ketë humbur kurajon dhe sigurinë. Ishte një kohë persekutimesh të mëdha dhe mentori i tij Pali ishte në burg. Sërish Pali e inkurajoi fort Timoteun të zgjohej, të kthehej sërish tek shtegu, të kujtonte thirrjen në jetën e tij, t’i rezistonte frikës, dhe të kujtonte që Perëndia i kishte dhënë frymën e fuqisë, dashurisë dhe urtësisë.

Sa herë që e lëmë frikën të na dominojë, ne fillojmë të rrëshqasim prapa. Frika pengon progresin tonë dhe na bën të duam të kthehemi pas dhe jo të vrapojmë agresivisht përpara. Nëse jeni të pasigurt, ose ndiheni të frikësuar sot, merrni inkurajimin e Palit për Timoteun. Zgjojeni besimin tuaj, jini të zjarrtë për Perëndinë, dhe mos harroni që Ai është me ju. Me Zotin në anën tuaj, pavarësish se sa të vështira mund të duken gjërat, ju mund të bëni gjithçka që keni nevojë nëpërmjet Tij.


Kurrë, kurrë, kurrë. Mos u Dorëzoni!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon