Vazhdo T’i Besosh Perëndisë

Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari. JOBI 23:10

Gjithmonë do të ketë situata në jetë ku do të na kërkohet t’i besojmë Perëndisë pavarësisht se çfarë ndodh ose nëse kuptojmë gjithçka. Ja pse ne shpesh e gjejmë veten duke i thënë Perëndisë: “Çfarë po ndodh në jetën time? Çfarë po bën ti? Unë nuk e kuptoj.” Ndonjëherë gjërat që na ndodhin duken sikur po na çojnë në drejtimin e kundërt me atë që ne ndjejmë se Perëndia na e ka zbuluar më parë.

Kjo ndodh kur shumica dorëzohen dhe kthehen pas tek diçka që do të jetë më e shpejtë dhe më e lehtë për ta. Nëse ju jeni në një vend tani ku asgjë në jetën tuaj nuk ka kuptim, vazhdoni t’i besoni Perëndisë. Ai është pranë jush. Ai nuk ju ka braktisur. Ai do të t’ju ndihmojë.

Nuk ka asnjë gjë të tillë si t’i besosh Perëndisë pa pyetje pa përgjig- je. Për sa kohë që Perëndia po na stërvit të kemi besim, gjithmonë do të ketë gjëra në jetën tonë që thjesht nuk i kuptojmë. Kur qielli hesht, vazhdo të bësh gjërat që ke mësuar dhe di të bësh dhe vazhdo t’i besosh Atij. Perëndia do t’i bëjë të gjitha pjesët në jetën tuaj të punojnë së bashku për qëllimin e Tij.


Përgjigjet e të nesërmes nuk vijnë pa ardhur e nesërmja.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon