Vendos Besimin në Vendin e Duhur

Vendos Besimin në Vendin e Duhur

Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë. PSALMI 20:7

Besimi është diçka që ne e kemi, dhe ne vendosim se çfarë do të bëjmë me të. Ne përcaktojmë ku ose në çfarë do e vendosim besimin tonë.

Ku e ke vendosur besimin tënd? A është besimi yt tek puna jote, llogaria bankare, apo tek miqtë? Ndoshta besimi yt është tek vetja jote, tek sukseset e të shkuarës tënde, arsimimi, talentet natyrore ose tek posedimet e tua. Të gjitha këto janë të përkohshme, subjekt i ndryshimit. Vetëm Zoti nuk ndryshon. Ai është Shkëmbi që nuk mund të lëvizet.

Si bij dhe bija të Perëndisë, ne mund të kemi sigurinë që Perëndia do të na çlirojë në telashet e tanishme, ashtu siç na ka çliruar në të shkuarën. Kështu ne mund ta vendosim besimin tonë në vendin e duhur, që është vetëm në Perëndinë.

Besimi nuk mërzitet, sepse ka hyrë në prehjen e Zotit. Besimi nuk ngatërrohet, sepse nuk ka nevojë të mbështetet në kuptimin e vet. Besimi nuk dorëzohet apo paniko set. Besimi beson se Zoti është i mirë dhe se Ai i bën të gjitha gjërat për mirë!


Zgjidhni të vendosni besimin tuaj në Perëndinë. Kjo sjell shumë përfitime.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon