Sepse, për hirin që më është dhënë, unë i them secilit prej jush të mos e vlerësojë veten më shumë se sa duhet ta çmojë, por të ketë një vlerësim të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit. ROMAKËVE 12:3
Përulësia që manifestohet duke mos menduar se jemi më të mirë se njerëzit e tjerë na ndihmon gjithmonë t’i trajtojmë njerëzit me respekt dhe mirësi. Tek Mateu 7:12 Jezusi na dha udhëzime që ndikojnë në mënyrën se si sillemi me çdo person që hasim gjatë një dite si miqtë, familjen, bashkëpunëtorët dhe madje edhe ata njerëz që nuk janë të sjellshëm me ne.
Jezusi tha: “ Gjithçka, pra, që ju dëshironi t’ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët.” Është një koncept mjaft i thjeshtë dhe një mënyrë e shkëlqyer për të jetuar jetën. Për të përjetuar më të mirën e Perëndisë për jetën tonë, ne duhet t’i trajtojmë njerëzit ashtu siç do të donim të na trajtonin. Ne duhet të kërkojmë së pari nevojat e të tjerëve dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë për t’u shërbyer atyre.
Jetët tona do të jenë më pak se më të mirat e Perëndisë nëse konsumohemi me “veten”. Egoizmi na pengon të shohim nevojat e të tjerëve dhe na bën të humbasim bekimet që vijnë kur shërbejmë. Ne nuk duhet të harrojmë plotësisht nevojat tona. Por ne mund ta largojmë egoizmin duke mos menduar gjithmonë fillimisht për nevojat tona.
Nëse do të fillosh t’i trajtosh njerëzit që ke përreth me dashuri, mirësi, dhe respekt, do të habitesh se sa shumë do të ndikojë kjo në mënyrën se si ata të trajtojnë ty.