Vetëkontroll, Jo Vetëkënaqësi

Vetëkontroll, Jo Vetëkënaqësi

Ndërsa ajo që jeton në shthurje [duke u dhënë pas luksit dhe vetëkënaqësisë], ndonëse rron, është e vdekur. ( 1 Timoteut 5.6)

Një herë pashë një unazë që dëshiroja dhe mund ta përballoja sepse kisha ruajtur disa kursime. Mora kohë në lutje për të, testova impulset e mia duke mos e blerë menjëherë dhe pastaj u luta, “ Perëndi, a është mirë që unë ta ble këtë unazë? Ti e di që unë do të bëj çdo gjë që Ti dëshiron me ato para, por do të doja ta kisha atë unazë, nëse Ti je dakord.”

Nuk ndjeva asnjë bindje që mos ta blija, ndaj shkova e bleva.

Ky do të kishte qenë një fund i mirë i historisë, por kishte edhe më shumë— një byzylyk. Shitësi më tha: “Është në ofertë, por vetëm deri nesër. Dhe duket e mrekullueshme në dorën tënde”.

Unë hezitova, por shkova tek Deivi , duke menduar: Ndoshta do të ma blejë ai.

Deivi e pa. Mendoi që ishte i këndshëm dhe tha: “ Mirë, sigurisht mund ta marrësh nëse do.”

Unë e dija në zemrën time që nuk duhet ta blija byzylykun. Blerja e tij sigurisht që nuk do të ishte një mëkat, por e dija se përfitimi më i madh për mua në atë kohë do të ishte zhvillimi i karakterit të nevojshëm për t’u larguar nga diçka që më pëlqente vërtet, por nuk më duhej.

Në atë kohë, e ndjeva se ndoshta Zoti do të më lironte për ta marrë më vonë nëse do ta doja akoma. Unë thjesht nuk pata qetësi për ta blerë atë në të njëjtën ditë që bleva unazën. Duke e parë tani, shoh se vetëkontrolli që ushtrova ishte më i kënaqshëm sesa vetëkënaqja.

Nëse duam të jemi vërtet të lumtur, duhet të dëgjojmë Perëndinë. Ai do të na tregojë nëse diçka është e drejtë për ne apo jo.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Lëreni Zotin t’ju udhëheqë në fushat e vogla të jetës, si dhe në ato të mëdha.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon