Vetëm Jezusi

Vetëm Jezusi

Qëndroni, pra, të patundur në lirinë, me të cilën Krishti na liroi, dhe mos hyni përsëri nën zgjedhën e skllavërisë. Galatasve 5:1

Jezusi erdhi në këtë botë dhe pagoi për mëkatet tona, duke marrë mbi vete ndëshkimin tonë. Ai u bë zëvendësuesi ynë, pagoi borxhin tonë, falas. Ai e bërë gjithë këtë lirisht për shkak të dashurisë së Tij të madhe, hirit dhe mëshirës.

Jezusi trashëgoi gjithçka që Ati ka për të dhënë dhe na thotë se ne jemi bashkëtrashëgimtarë me Të për shkak të besimit tonë. Ai ka siguruar rrugën për fitoren tonë të plotë si këtu, ashtu edhe në të ardhmen. Ai ka fituar dhe ne e marrim shpërblimin pa paguar çmimin. Ne jemi më shumë se fitimtarë.

Sa e thjeshtë mund të jetë kjo? Ungjilli është i komplikuar në mënyrë të mrekullueshme.

Komplikimi është vepër e Satanit. Ai e urren thjeshtësinë sepse ai e njeh fuqinë dhe gëzimin që sjell besimi ynë. Sa herë që marrëdhënia jote me Perëndinë të bëhet komplekse, kthjeju thjeshtësisë së besimit si një fëmijë e vogël. Jezusi tha, “vetëm besoni dhe do të shihni lavdinë e Perëndisë (Gjoni 11:40).

Kthehu dhe festo thjeshtësinë e besimit tënd vetëm në Jezusin.


Të besosh është shumë më e thjeshtë se sa të mos besosh.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon