Prandaj edhe ne, duke qenë të rrethuar nga një re kaq e madhe dëshmitarësh, duke hedhur tej çdo barrë dhe mëkatin që na qarkon vazhdimisht duke na joshur, le të rendim me durim në udhën që është përpara nesh, Hebrenjve 12:1
Nëse do të vrapojmë garën tonë në jetë, nëse duam të përmbushim fatin tonë dhe të bëjmë vullnetin e Zotit, është e rëndësishme që të lëmë mënjanë çdo barrë dhe mëkat dhe ta vrapojmë garën me durim. Në ditët kur u shkrua ky varg, vrapuesit kushtëzuan trupin e tyre për një garë ashtu si ne sot. Por në kohën e garës, ata hoqën rrobat e tyre, përveç një rrobe si mbështjellëse, që kur të vraponin të mos i pengonte asgjë. Ata gjithashtu e lyenin trupin me vajra të imët.
Në jetën tonë të Krishterë ne jemi thirrur të largojmë çdo gjë që na pengon ne nga vrapimi i garës që Perëndia ka caktuar përpara nesh. Është thelbësore që të jemi të vajosur me Frymën e Shenjtë ( shpesh simbolizohet nga vaji) nëse duam ta fitojmë garën tonë.
Djalli ka shumë mënyra për të na penguar ne nga të jetuarit në bindje ndaj Fjalës së Perëndisë, dha nga zhvillimi i një marrëdhënie intime me Të. Ka shumë shpërqendrime dhe gjëra që kërkojnë kohën tonë. Por me drejtimin e Perëndisë, ne mund të largojmë gjërat që na pengojnë. Mbani sytë tuaj tek qëllimi juaj dhe mësoni t’u thoni “jo” gjërave që ju shpërqendrojnë dhe ju mbajnë larg arritjes së potencialit tuaj të plotë.
Jini të vendosur që asgjë nuk do t’iu ndalojë të përmbushuni planin dhe qëllimin e Perëndisë për jetën tuaj.