Por Pjetri dhe Gjoni po ngjiteshin bashkë për në tempull, rreth orës së nëntë, në orën e lutjes. VEPRAT 3:1
Shumë njerëz ndihen paqartësisht në faj për jetën e tyre në lutje, sepse e krahasojnë veten me të tjerët. Zoti është një Zot krijues dhe dëshiron që çdo person të ketë jetën e tij ose të saj individuale të lutjes. Jeta juaj e lutjes nuk duhet të jetë si e dikujt tjetër.
Po, ka parime të vërtetuara të lutjes që mund t’i ndiqni. Siç e shohim te Veprat e Apostujve 3:1, dishepujt e hershëm caktonin disa orë të ditës kur shkonin në një vend të caktuar për t’u lutur. Kjo është vetëdisiplinë e mirë, por ky duhet të jetë fillimi i të mësuarit për t’u lutur dhe jo përfundimi. Ne mund ta disiplinojmë veten për të vendosur një orar lutjesh që na përshtatet individualisht, por gjithashtu mund të mësojmë të lutemi pa pushim. Kjo do të thotë të lutesh në çdo kohë, në të gjitha vendet, me të gjitha llojet e lutjeve. Më pëlqen të them: “Lutu sipas mënyrës tënde gjatë ditës”. Le të bëhet lutja si frymëmarrja, diçka që e bëni me lehtësi dhe pa mundim.
Ne kurrë nuk duhet të “presim” për t›u lutur. Sa herë që shihni një nevojë ose mendoni për ndonjë gjë për të cilën keni nevojë për ndihmë, lutuni menjëherë! Lutja është të flasësh me Zotin dhe meqë Ai është kudo, ne mund të flasim me Të gjatë gjithë kohës.
Perëndia dëshiron që lutja të jetë një pjesë e rregullt, e për- ditshme e jetëve tona.