Zemërim i drejtë dhe reagime mëkatare

zemërim i drejtë dhe reagime mëkatare

Zemërohuni dhe mos mëkatoni; dielli të mos perëndojë mbi zemërimin tuaj; dhe mos i jepni vend (mos i jepni mundësi) djallit. –Efesianëve 4:26-27

A është çdo lloj zemërimi mëkat? Jo, por një pjesë e tij është. Edhe Perëndia vet ka zemërim të drejtë kundër mëkatit, padrejtësisë, rebelimit dhe zemërngushtësisë. Ndonjëherë zemërimi na shërben si një qëllim i dobishëm, prandaj nuk është domosdoshmërisht gjithmonë një mëkat.

Sigurisht, do të kemi ndjenja kundërshtuese, ose ndryshe Perëndia nuk do të na kishte dhënë frytin e vet-kontrollit. Thjesht tundimi për të bërë diçka nuk është mëkat. Është mëkat kur nuk i reziston tundimit dhe bie pre. Në të njejtën mënyrë, nuk është domosdoshmërisht e gabuar të keni zemërim, por mund të drejtojë në veprime të mëkatit.

Ndonjëherë Perëndia na lejon të ndiejmë zemërim që të njohim momentin kur jemi të mjerueshëm. Edhe kur përjetojmë padrejtësi të vërtetë në jetën tonë, nuk duhet të shprehim zemërimin tonë në një mënyrë të papërshtatshme. Duhet të ruhemi të mos lejojmë zemërimin të na tërheqë në këtë mëkat.

Efesianëve 4:26 na thotë të mos mëkatojmë kur zemërohemi. Zemërimi juaj nuk është domosdoshmërisht mëkat, por sigurohuni t’ia dorëzoni Perëndisë për të parandaluar prodhimin e një reagimi mëkatar.


Lutje

Perëndi, më ndihmo të përballem me zemërimin në mënyrat që Ti pëlqen, pa mëkatuar. Unë të jap kontroll mbi zemërimin tim dhe të besoj që do të bësh gjithçka të bashkëpunojë për mirë, për mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon