Zgjidh të Dorëzohesh

Zgjidh të Dorëzohesh

Sepse, ata që ai i ka njohur që më parë, edhe i ka paracaktuar që të jenë njësoj me shëmbëllimin e Birit të tij, kështu që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve. (ROMAKËVE 8:29)

Sipas vargut për sot, një nga qëllimet e Perëndisë në jetët tona është të na bëjë neve si Jezusi. Ai dëshiron që ne të vazhdojmë të bëhemi më shumë si Jezusi në mendimet tona, fjalët tona, në mënyrën se si trajtojmë të tjerët, në jetët tona personale, dhe në veprimet tona. Të bëhesh si Jezusi nuk ndodh brenda një nate; është një proces që ne kemi zgjedhur të rrokim.

Mbani mend vargun e djeshëm të Romakëve 12:1: “Ju lutem, pra, o vëllezër, nëpërmjet [gjithë] dhembshurisë së Perëndisë, t’i paraqitni trupat tuaj [me gjithë gjymtyrët dhe aftësitë fizike] si fli të gjallë, të shenjtë, të pëlqyeshëm për Perëndinë, që është shërbesa juaj e mençur”. Kjo do të thotë që ne duhet të marrim një vendim të qëllimshëm për t’ia dhënë veten Perëndisë. Perëndia na ka dhënë një vullnet të lirë dhe e vetmja mënyrë se si do t’i përkasim Atij plotësisht është t’ia japim veten falas Atij. Ai kurrë nuk do të na detyrojë ta duam Atë ose t’i shërbejmë Atij. Ai do të na flasë, do të na udhëheqë, do të na drejtojë dhe do të na shtyjë, por Ai gjithmonë do ta lërë vendimin e dorëzimit në dorën tonë.

Perëndia krijoi qenie njerëzore dhe jo robotë, dhe Ai nuk do të përpiqet të na programojë ne që të sillemi në një mënyrë të caktuar sepse Ai na ka dhënë neve lirinë për të marrë vendimet tona – dhe Ai dëshiron që ne ta zgjedhim Atë. Ai dëshiron që ne, me vullnet të lirë t’i vendosim jetët tona përpara Tij çdo ditë dhe të themi, “ Perëndi, u bëftë vullneti yt, dhe jo imi.” Kaq shkurt, një lutje kaq e thjeshtë është jashtëzakonisht e fuqishme kur ajo bëhet me gjithë zemër, dhe përfaqëson atë lloj dorëzimi të plotë që Perëndia kërkon. Nëse Perëndia të ka folur ty ose ka punuar me ty për ndonjë gjë, të inkurajoj të mos e shtysh më dorëzimin. Zgjidh t’i bindesh zërit të Tij dhe të dorëzohesh sot. Kërkoji Atij të jetë Forca jote dhe mbaj mend që ti mund të bësh gjithçka me anë të Tij.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Zgjidh ti dorëzohesh Perëndisë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon