zgjidhni mosmarrëveshjet

Sepse mishi ka dëshira kundër Frymës, dhe Fryma ka dëshira kundër mishit; dhe këto i kundërvihen njera-tjetrës, që të mos bëni ato që doni. – Galatasve 5:17

Për të qënë të suksesshëm në përmbushjen e vullnetit të Perëndisë në jetët tona, duhet të kemi vendosmëri. Një përkufizim i vendosmërisë është “të zgjidhësh një mosmarrëveshje me anë të një vendimi autoritativ apo shpalljeje.” Ky përkufizim më inkurajon sepse shpalljet më shërbejnë për të ndërtuar vendosmërinë time në fusha të ndryshme.

Për shembull, kur ndihem e shqetësuar dhe e tunduar të ndjej keqardhje për veten, i them vetes Oh, nuk ke përse! Mos u qaj më dhe forcohu! Perëndia më do dhe unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon!

Galatasve 5:17 na thotë që mishi dhe fryma nuk shkojnë mirë bashkë. Mbani mend, përkufizimi i vendosmërisë mban idenë e zgjidhjes së një mosmarrëveshje. Kjo është e rëndësishme sepse nëse doni të përkushtoheni, duhet të zgjidhni mosmarrëveshjet e vazhdueshme të mishit dhe frymës tuaj.

Jo gjithmonë do të doni të jeni të vendosur, por mos u dorëzoni ose do të largoheni nga vullneti i Perëndisë. Kur tundoheni të dorëzoheni, bëni “shpallje” bazuar në Fjalën e Perëndisë, duke inkurajuar veten të jeni të vendosur dhe të zgjidhni mosmarrëveshjet midis frymës dhe mishit tuaj ndërsa ndiqni planin e Tij.

Lutje

Frymë e Shenjtë, unë dua të zgjidh mosmarrëveshjen midis mishit dhe frymës time, dhe nuk e bëj dot pa vendosmërinë. Më forco dhe më jep shpalljet e duhura për të më mbajtur larg nga mendimi për tu dorëzuar.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon