zhvillimi i një qëndrimi lutës në mes të shqetësimit

zhvillimi i një qëndrimi lutës në mes të shqetësimit

Mos u shqetësoni për asgjë, por në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falenderim. –Filipianëve 4:6

Kur jeni nën trysni, më e mira është të luteni në vend që të flisni për atë gjë. Lutja është çelësi për një jetë të suksesshme. Përgjatë jetës së tij në tokë, Jezusi u lut. Ai ia besoi gjithçka Perëndisë përmes lutjes, edhe reputacionin dhe jetën e tij. Ne mund të bëjmë të njejtën gjë. Nuk kemi përse t’ia shpjegojmë problemet tona Atij; ne mund t’ia dorëzojmë dhe t’i kërkojmë të kujdeset për gjithçka.

Kini kujdes të mos e ndërlikoni lutjen. Mendoj se në shumë raste njerëzit presin derisa të kenë kohë vetëm me Perëndinë apo të shkojnë në kishë përpara se të luten, pa kuptuar që mund të luten në çdo kohë. Kini besim në lutjen e thjeshtë dhe me besim dhe kujtoni udhëzimet e Palit tek Filipianëve 4:6. Në vend që të shqetësoheni, thjesht lutuni dhe kërkojini Perëndisë ndihmë kur e gjeni veten në situata të vështira.

Bibla na thotë se Perëndia është besnik, është një nga karakteristikat e tij. Atij mund t’i besohet për ndihmë kur i lutemi dhe ia kërkojmë; duhet t’i besojmë Atij plotësisht. Kur e bëjmë, do të jemi gati për gjithçka që mund të na dalë përpara.


Lutje

Perëndi, unë nuk dua të jetoj një jetë me shqetësime. Përkundrazi, unë sot vendos ta bëj zakon të të lutem Ty në çdo kohë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon