Kini besim te Zoti përjetë, sepse Zoti, po, Zoti është shkëmbi i përjetshëm. ISAIA 26:4
Sa herë kemi lejuar që situatat që provojmë të na zhgënjejnë dhe të na mërzitin pa nevojë? Sa vite të jetës sonë kemi kaluar duke thënë: “Oh, unë po i besoj Zotit. Unë po i besoj Zotit”, kur në realitet jemi të shqetësuar, duke folur negativisht dhe duke u përpjekur të kuptojmë gjithçka vetë?
Ndonjëherë ne mendojmë se po i besojmë Zotit vetëm sepse po i themi fjalët, por brenda jemi në ankth dhe në panik. Është mirë që po ndërmarrim hapat fillestarë për t’i besuar Perëndisë, por duhet të kuptojmë gjithashtu se mund të rritemi akoma në besim. Të besosh te Perëndia është më shumë se vetëm fjalë – janë fjalë, qëndrime dhe veprime.
Besimi dhe siguria krijohen gjatë një periudhe kohore. Zakonisht duhet pak kohë për të kapërcyer një zakon të rrënjosur të shqetësimit, ankthit ose frikës. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të “rrish atje” me Perëndinë. Mos hiqni dorë dhe mos u dorëzoni, sepse fitoni përvojë dhe forcë shpirtërore ndërsa kaloni nëpër situata. Çdo herë bëhesh pak më i fortë se herën e fundit. Herët a vonë, nëse nuk dorëzoheni, do ta gjeni veten në një vend pushimi, paqeje dhe besimi te Zoti.
Nëse jeni një kohë sprovash, kuptoni që shqetësimi është plotësisht i panevojshëm, dhe përdoreni kohën për të ndërtuar besimin tuaj tek Perëndia