A nuk e dini se ata që vrapojnë në pistë, vërtetë vrapojnë të gjithë, por vetëm një e fiton çmimin? Vraponi në mënyrë që ta merrni. 1 KORINTASVE 9:24
Kur i afrohemi Perëndisë, duke zgjedhur të largojmë frikën dhe dyshimin për veten, ne jemi në gjendje të zhvillojmë potencialin tonë dhe të arrijmë të jemi gjithçka që Perëndia ka dashur të jemi. Por ne nuk mund të zhvillojmë potencialin tonë nëse kemi frikë nga dështimi. Do të kemi aq frikë se mos dështojmë ose bëjmë gabime sa do të na pengojë të marrim hapa.
Unë shpesh shoh njerëz që kanë potencial të madh, e megjithatë kur u ofrohen mundësi dhe promovime, ata shpejt i refuzojnë. Në shumë raste, ata janë të pasigurt dhe të pavetëdijshëm se sa shumë mund të arrinin nëse do të dilnin vetëm me besim, duke e ditur se Zoti është me ta.
Kur jemi të pasigurt, shpesh ne do të qëndrojmë me çfarë është e sigurt dhe e njohur, në vend që të shfrytëzojmë një shans për të dalë dhe për të dështuar. Ne shmangim pranimin e përgjegjësive më të mëdha sepse ndiejmë se nuk jemi gati – por e vërteta është se asnjëri prej nesh nuk është kurrë gati. Megjithatë, Zoti është gjithmonë gati dhe kur të fillojë të lëvizë në jetën tuaj, mund ta dini se Ai do t’ju pajisë me atë që ju nevojitet në kohën kur keni nevojë për të.
Mbështetja me përulësi te Perëndia çon në sukses. Kur besimi ynë është në Krishtin dhe jo në veten tonë, ne jemi të lirë të zhvillojmë potencialin tonë, sepse jemi të lirë nga frika e dështimit.