Revolucioni i Dashurisë

Nga 2.2 miliardë fëmijë që ka bota, 640 milionë nuk kanë strehë të përshtatshme, 400 milionë janë pa ujë të pijshëm dhe 270 milionë pa asnjë mundësi të ndonjë shërbimi mjekësor. Këto janë fakte të qarta e trullosëse të jetës në botën që jetojmë. Këto po ndodhin në planetin tonë dhe gjatë turnit tonë të jetës. E kuptoj se statistikat që sapo keni lexuar ndoshta nuk kanë të bëjnë me qytetin apo vendin ku jetoni, por sot më shumë se kurrë, ne të gjithë jemi qytetarë të botës. Jemi pjesë e komunitetit botëror ku anëtarë të familjes sonë njerëzore po vuajnë në mënyra të patreguara dhe të papërfytyrueshme. Unë besoj se ka ardhur koha për një thirrje zgjimi mbarëbotërorthirrje që do të na shkulë nga vetëkënaqësia, padija e anashkalimi i vështirësive, dhe do të na ngrejë kundër dhimbjes e varfërisë, humbjes e skamjes, padrejtësisë e shtypjes dhe kundër kushteve të jetesës që nuk mbështesin një jetë të shëndetshme apo dinjitet minimal. Me të vërtetë ka ardhur koha për një Revolucion Dashurie.

Shkarko
Revolucioni i Dashurisë
Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon