Sepse, si mendon në zemrën e vet, ashtu është ai; Fjalët e urta 23:7
Shumë vite më parë, unë isha ekstremisht një person negativ. E gjithë filozofia ime ishte kjo: “Nëse nuk pret të ndodhë ndonjë gjë e mirë, atëherë mos u zhgënje kur të mos ndodhë.” Shumë gjëra shkatërruese më kishin ndodhur përgjatë viteve, saqë kisha frikë të besoja se mund të më ndodhte ndonjë gjë e mirë. Duke qenë se të gjitha mendimet e mia ishin negative, ashtu ishte dhe goja ime; prandaj kështu ishte jeta ime. Ndoshta ti je siç isha unë. Ti po shmang shpresën për të mbrojtur veten tënde prej lëndimit. Kjo lloj sjelljeje krijon një stil negativ jetese.
Gjithçka bëhet negative sepse mendimet e tua janë negative.
Kur unë fillova të studioja në të vërtetë Fjalën e Perëndisë dhe t’i besoja Perëndisë se do të më ripërtërinte, një nga gjërat që kuptova ishte që negativizmi duhej të largohej. Dhe sa më gjatë i shërbej Perëndisë, aq më shumë kuptoj fuqinë e jashtëzakonshme që sjell të qenit pozitiv në mendimet dhe fjalët e mia.
Veprimet tona janë një rezultat direkt i mendimeve tona. Një mendje negative do të rezultojë në një jetë negative. Por nëse ne ripërtërijmë mendjen tonë sipas Fjalës së Perëndisë, ashtu siç premtohet tek Romakëve 12:2, ne do të provojmë “të mirin dhe të pëlqyerin vullnet të përsosur të Perëndisë”.
Do të jetë jetë-ndryshuese nëse vendosim mendimet tona në përputhje me mendimet e Perëndisë.