Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen (FJALËT E URTA 16:3)
Perëndia ndërhyn në jetët tona kur ne ja kërkojmë Atij. Kur ne ndalojmë së bëri gjërat tona në mënyrën tonë, Ai vepron. Kur fillon Perëndia të na flasë në mënyrë të fuqishme dhe personale? Kur ne ndalojmë së foluri dhe fillojmë të dëgjojmë. Në vend që të përpiqemi t’i zgjidhim problemet tona, të shqetësohemi dhe të grindemi për to, duhet të dëgjojmë në heshtje atë që Perëndia ka për të thënë.
Vargu për sot përmend “veprat” tona. Shumë herë, veprat tona janë gjërat që ne “punojmë” në mendjet tona – arsyetimi ynë, analizimi ynë dhe përpjekjet tona për të kuptuar se çfarë po ndodh ose çfarë duhet të bëjmë. Zoti thotë se nëse ne do t’ia përkushtojmë veprat tona Atij, mendimet tona do të stabilizohen. Me fjalë të tjera, nëse mund t’i qetësojmë mendjet tona, do të jemi të qartë dhe Zoti mund të na japë ide dhe të na flasë për strategji dhe drejtime novatore.
Një herë isha e mërzitur dhe e shqetësuar se çfarë të bëja për një problem që kisha dhe nuk po merrja përgjigje. Më në fund heshta dhe e pyeta Zotin se çfarë duhet të bëja dhe Ai thjesht tha: “Bëj atë që do t’i thoje dikujt tjetër të bënte nëse do të vinte tek ti për këshilla në të njëjtën situatë.” E kuptova menjëherë se çfarë të bëja dhe paqja ime u kthye. Perëndia ka përgjigje për ne nëse thjesht do të heshtim dhe do të dëgjojmë.
FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mbaje mendjen dhe gojën tënde të heshtur në mënyrë që Perëndia të mund të flasë me ty dhe të vendosë mendimet e tua.