Sa herë që besojmë tek dikush apo diçka e besueshme, ankthi ynë merr fund. Prandaj është shumë e rëndësishme që të mësojmë se çfarë është besimi dhe se si të besojmë. Ne duam të mësojmë në veçanti se si të besojmë tek Perëndia. Fjalori i Noah Webster i vitit 1828 e përkufizon kështu besimin: “Siguri; mbështetje ose prehje e mendjes në integritetin, vërtetësinë, drejtësinë, miqësinë, ose të tjera parime të shëndosha të një njeriu tjetër.”1 Por ai që ka besim te Zoti është i siguruar (shih Fjalët e urta 29:25) Besimi na jep mundësinë të jetojmë pa pesha, barra, apo shqetësime, sepse kemi besim se dikush tjetër do t’i zgjidhë gjërat për ne. Në vend që të ndihemi të ngarkuar vazhdimisht nga një barrë, ne mund të shijojmë një lehtësim të mrekullueshëm të shpirtrave tanë.
Shkarko