Mendja është udhëheqësja ose pararendësja e të gjitha veprimeve. Veprimet janë rezultat i drejtëpërdrejtë i mendimeve tona. Nëse kemi një mendje negative, atëherë do të kemi një jetë negative. Nga ana tjetër, nëse e përtëritim mendjen tonë sipas Fjalës së Perëndisë, atëherë, ashtu siç na premton Romakëve 12:2, do ta provojmë se “cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë” për jetët tona. Mendja është fushëbeteja. Është një nevojë jetike që ne të rradhitim mendimet tona me mendimet e Perëndisë. Ky është një proces që do të kërkojë kohë dhe studim. Sa më shumë të ndryshoni mendjen për më mirë, aq më shumë do të ndryshojë edhe jeta juaj për më mirë.
Shkarko