Shërim për Zemrat e Thyer

Jezusi të do ty, të do personalisht, aq shumë sa do të jepte jetën e Tij për ty edhe sikur ti të ishe i vetmi njeri mbi tokë. Dashuria e Perëndisë është një dhuratë që të jepet falas; është e pakushtëzuar. Ajo vjen tek ne nëpërmjet sakrificës që Jezusi bëri kur Ai vdiq për ne në kryq. Ndoshta ty po të mungon dashuria natyrore që çdo person dëshiron dhe kërkon; ndoshta edhe vetë familja jote të ka braktisur. Perëndia do që ti ta dish sot se dashuria e Tij për ty është kaq e fortë, kaq e madhërishme dhe e fuqishme sa do të kompensojë humbjen e dashurisë së kujtdo tjetër. Lejoje Atë të të ngushëllojë dhe të ta shërojë zemrën e lënduar. Ti je birësuar në familjen e Perëndisë. Ti je fëmija i Tij dhe Ai të do.

Shkarko
Shërim për Zemrat e Thyer
Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon