A përjeton vazhdimisht ndjenja dëshpërimi dhe mërzie pa ndonjë arsye të dukshme? Apo ke kaluar kaq shumë zhgënjime sa nuk arrin dot të dalësh nga dëshpërimi? Cilado qoftë arsyeja e
depresionit, burimi është gjithmonë i njëjtë, në fund të fundit, pas gjithçkaje qëndron Satani.
Autorja më e shitur, Joyce Meyer, sjell njohuri të fuqishme nga Shkrimet dhe nga përvoja e saj personale për të ndihmuar që të fitosh mbi depresionin! Do të zbulosh si të ecësh me besim dhe jo sipas ndjenjave, me fuqinë e gëzimit të qëllimshëm dhe rolin jetik të faljes.
Si besimtarë, gëzimi nuk është diçka që përpiqemi ta prodhojmë; ai është diçka që tashmë ndodhet brenda nesh dhe pret të çlirohet. Fitorja mbi depresionin është e jotja nëpërmjet Jezu Krishtit. Çohu në fuqinë e Tij dhe rimerr pozicionin tënd të gëzimit dhe lirisë sot!
Shkarko